Produkte & Sherbime

Varëse-Nonius për CD

Për fiksim të sigurtë të konstruksionit të tavaneve të varura për plotësimin e kërkesave të larta në peshëmbajtje

  • Për pesha të varuara deri në 0,4 kN
  • Fiksim i sigurtë i konstruksionit
  • E përshtatshme për varje të tavanit të varur në lartësi të mëdha
  • Falë vrimave në të gjithë gjatësinë e shtangës bëhet e mundur rregullimi i lartëisisë sipas dëshirës.
  • E përshtatshme për kërkesat e mbrojtjes nga zjarri.

Për fiksimin e konstruksionit të tavaneve të varura me Sistemin-Nonius.

 

  • Me Varësen-Nonius profilet kryesore të konstruksionit metalik mund të varen shumë të sigurta.
  • Për shkak të aftësisë së lartë peshëmbajtëse dhe mundësisë të fiksimit me vida të varëses në profil, varja me varëse Nonius bëhet zgjidhja më e mirë në rast se kërkohet mbrojtja nga zjarri.

1) Varësja-Nonius përkulet përreth profilit CD 60/27 dhe krahët bashkohen me njëra tjetrën.

2) Varësja Nonius fiksohet me pjesën e sipërme Nonius me Siguresën-Nonius (1 siguresë për bashkim) ose Kapësen-Nonius (2 kapëse për bashkim) në lartësinë e dëshiruar të varjes.

3) Në varësi të sistemit Varësja-Nonius vidhoset në profil me vida LN.