Produkte & Sherbime

Fugenfüller Leicht

Masë stukuese me bazë gipsi për stukimin me dorë të sistemeve të thata me shirit fugëmbulues.

  • Pwrzierje e gatshme në formë pluhuri
  • Me bazë gipsi
  • Nuk formon topa gjatë përzierjes
  • Konsistencë kremoze dhe e butë
  • Veçanërisht e lehtë për tu përpunuar
  • Aftësi e lartë ngjitëse
  • Frytshmëri të lartë
  • Fortësohet shpejtë
  • Kohë e mjaftueshme përpunimi
  • Rezistente ndaj lagështirës

Fugenfüller Leicht është një masë stukuese më nazë gipsi për:

  • Stukimin me dorë të fugave të pllakave të gipsit me brinjë HRAK (seksion brinje gjysëm rrumbullakët, gjysëm e drejtë) HRK (seksion brinje gjysem rrumbullakët) AFT (brinjë të shkallëzuara të drejta) dhe AK (seksion brinje e drejtë). Stukimi kryhet gjithmonë sëbashku me shiritin fugëmbulues.
  • Ngjitjen e pllakave të gipsit dhe pllakave termike me polisterol në mur, ne sipërfaqe të rrafshta
  • Mbushjen e hapsirave të vogla pa pllakë gipsit
  • Ngjitjen dhe patinimin e tullave te gipsit për mure
  • Ngjitjen dhe stukimin e eleve këndore