Varëse direkte C3 me mbrojtje nga korrozioni
Për fiksimin e konstruksionit të tavaneve të varura dhe veshjeve të murit me mbrojtje nga korrozioni C3
- Me mbrojtje nga korrozioni C3
- Fiksim i thjeshtë i profilit
- Lejon nivelimin e konstruksionit pavarsisht lartësisë së vogël të varjes
- Ngjyre e zezë
- Lartësia e varjes: 5-100 mm
Me varësen direkte C3 mund të realizohen tavene të varura me pllakë Drystar me lartësi varje minimale prej 5 mm. Në të njëjtën kohë varësja direktë C3 lejon toleranca të mëdha për nivelimin e sipërfaqeve me disnivel. Ajo është gjithashtu e përshtatshme për ambjente me lagështi, të cilat kërkojnë mbrojtje nga korrozioni sipas klasës C3.
1) Në rast se është e nevojshme bëhet shpime paraprake në sipërfaqe (beton; llamarinë trapeziale) në distancën e kërkuar nga akset.
2) Fiksimi i varëses në sipërfaqe kryhet me elementë fiksues të përshtatshëm (në mes të krahëve).
3) Fiksimi i profileve metalike/dru me varësen kryhet me vidën për metal LN 3,5 x 11 mm sipas lartëisë së varjes së kërkuar.
4) Pjesët e tepërta të krahëve të varëses përkulen ose priten