Varëse direkte akustike e rregullueshme
Për fiksimin akustik të konstruksioneve të tavaneve të varura
- Shuan zhurmat akustike
- Lartësi varje nga 35 – 84 mm
- Në set përfshihen pjesa e sipërme, pjesa e poshtme dhe siguresat Nonius
- Fiksim i thjeshtë i profileve
Me varësen direkte akustike të rregullueshme mund të realizohen varje në lartësi nga soleta nga 32 dhe 81 mm. Në të njëjtën kohë lejohet një tolerancë për nivelin e lartësisë tek soletat e tavaneve me disnivel.
Ajo vendoset në ato raste kur ka probabilitet të lartë që lartësia e varjes e disa varësve duhet të rregullohet pas montimit të konstruksionit. Nëpërmjet fiksimit me siguresën-Nonius proçesi i montimit kryhet veçanërisht shpejt dhe thjeshtë.
1) Në rast se është e nevojshme kryhen shpime në soletë (beton/llamarinë trapez) në distancën e duhur nga akset.
2) Fiksimi i pjesës së sipërme të varëses kryhet me element fiksues të përshtatshëm (në mes ose tek krahët).
3) Fiksimi i pjesës së poshtme me pjesën e sipërme të varëses kryhet me ndihmën e siguresën Nonius.
4) Në rast se është e nevojshme mund të bëhet rregullimi i nivelimit të konstruksionit pas montimit të tij.