Varëse direkte
Për fiksimin e konstruksionit të tavaneve të varura dhe veshjeve të murit
- Veshje tavani me lartësi varje nga soleta 0 deri 180 mm, vetëm me një varëse
- Sipas dëshirës, për shkak të zgjedhjes së lartësisë së vogël nga soleta, nuk kemi pothuajse fare humbje të vëllimit të ambjentit si rezultat i ndërtimit të tavani të varur
- Fiksim shumë i thjeshtë në profil
- Lejon nivelimin e konstruksionit pavarsrisht lartësisë së vogël të varjes
- Lartësi varje: 5-180 mm
Me varësen direkte mund të realizohen lartësi minimale varje duke filluar nga 5 mm. Në të njëjtën kohë varësja direkte lejon toleranca të mëdha për nivelimin e sipërfaqeve me disnivel
Sipas çdo varianti, varësja përshtatet si për varjen/fiksimin e profileve CD 60/27 ose profileve druri.
1) Në rast se është e nevojshme bëhet shpime paraprake në sipërfaqe (beton; llamarinë trapeziale) në distancën e kërkuar nga akset.
2) Fiksimi i varëses në sipërfaqe kryhet me elementë fiksues të përshtatshëm (në mes të krahëve).
3) Fiksimi i profileve metalike/dru me varësen kryhet me vidën për metal LN 3,5 x 11 mm sipas lartëisë së varjes së kërkuar.
4) Pjesët e mbetur e krahëve të varëses përkulen ose priten