Pjesa e sipërme e Varëses-Nonius
Për fiksimin e sigurtë të konstruksionit të tavaneve të varura me Sistemin Nonius
- Fiksim i sigurtë i konstruksionit
- Mundëson varje të konstruksionit në lartësi të mëdha nga soleta
- Për pesha të varura deri në 0,4 kN
- Falë vrimave në gjithë gjatësinë e shtangës, mundësohet rregullimi i gjatësisë në çdo kohë
- E përshtatshme për plotësimin e kërkesave të mbrojtjes nga zjarri
Për fiksimin e konstruksionit të tavaneve të varura me Sistemin-Nonius.
- Me Varjen-Nonius mund të sigurohet një varje e sigurtë e profileve kryesore të konstruksionit të tavanit të varur.
- Për shkak të aftësisë së lartë mbajtëse dhe mundësisë të fiksimit me vida të varëses në profil, varja me varëse Nonius bëhet zgjidhja më e mirë në rast se kërkohet mbrojtja nga zjarri.
1) Pjesa e sipërme e varëses Nonius fiksohet në soletën e tavanit me fiksues të përshtatshëm (psh. Knauf Gozhdë për tavan).
2) Pjesa e sipërme e varëses Nonius bashkohet me pjesën e poshtme të varëses Nonius nëpërmjet gjilpërave ose kapësve Nonius.
3) Ne të njëjtën mënyrë kryhet bashkimi me bashkuesen Nonius.