Produkte & Sherbime

Lidhëse kryq për CD CM5, me mbrojtje nga korrozioni

Për realizimin e lidhjeve kryq të profileve me mbrotje nga korrozioni CM5

  • Mbrojtja nga korrozioni i klasës CM5
  • Ngjyra blu
  • Lidhje e sigurtë dhe e thjeshtë e profileve kryesore dhe mbajtëse të një konstruksioni tavani të varur
  • Rregullim i thjeshtë i profileve përmes sustave rregulllues
  • Qëndron shumë mirë brenda profileve të tavanit
  • Mund të aplikohet edhe mbi zgjatuesin për CD CM5
  • Për cdo pikë lidhje të profilit është e nevojshme vetëm 1 lidhëse kryq
  • Ofrohet e pa përthyer

Lidhësja kryq shërben për realizimin e lidhjes kryq të profileve CD 60/27 me mbrojtje nga korrozioni CM5 në tavanet e varura me pllakë Drystar.

1) Krahët mbajtës të lidhëses kryq përthyhen në kënd 90° me bazën.
2) Sustat rregulluese përthyhen nga jashtë.
3) Lidhësja kryq futet diagonalisht në profilin kryeshor dhe drejtohet. Krahët mbajtëse të njërës anë fiksohen në profilin mbajtës.
4) Shtrëngohet nga poshtë tek baza dhe kështu fiksohen krahët mbajtës të anës tjetër.
5) Lidhësja kryq tashmë është e montuar, por profilet mund të zhvendosen pa problem. Pas rregullimit të profileve sustat rregulluese përkulen dhe në këtë mënyrë lidhësja kryq fiksohet në konstruksion.