Lidhëse kryq për CD C3 me mbrojtje nga korrozioni
Për realizimin e lidhjeve kryq të profileve me mbrotje nga korrozioni C3
- Mbrojtja nga korrozioni i klasës C3
- Ngjyra e zezë
- Lidhje e sigurtë dhe e thjeshtë e profileve kryesore dhe mbajtëse të një konstruksioni tavani të varur
- Rregullim i thjeshtë i profileve përmes sustave rregulllues
- Qëndron shumë mirë brenda profileve të tavanit
- Mund të aplikohet edhe mbi zgjatuesin për CD C3
- Për cdo pikë lidhje të profilit është e nevojshme vetëm 1 lidhëse kryq
- Ofrohet e pa përthyer
Lidhësja kryq shërben për realizimin e lidhjes kryq të profileve CD 60/27 me mbrojtje nga korrozioni C3 në tavanet e varura me pllakë Drystar.
1) Krahët mbajtës të lidhëses kryq përthyhen në kënd 90° me bazën.
2) Sustat rregulluese përthyhen nga jashtë.
3) Lidhësja kryq futet diagonalisht në profilin kryeshor dhe drejtohet. Krahët mbajtëse të njërës anë fiksohen në profilin mbajtës.
4) Shtrëngohet nga poshtë tek baza dhe kështu fiksohen krahët mbajtës të anës tjetër.
5) Lidhësja kryq tashmë është e montuar, por profilet mund të zhvendosen pa problem. Pas rregullimit të profileve sustat rregulluese përkulen dhe në këtë mënyrë lidhësja kryq fiksohet në konstruksion.