Produkte & Sherbime

Lidhëse kryq për CD

Për realizimin e lidhjeve kryq të profileve

  • Lidhje e sigurtë dhe e thjeshtë e profileve kryesore dhe mbajtëse të një konstruksioni tavani të varur
  • Rregullim i thjeshtë i profileve përmes sustave rregulllues
  • Qëndron shumë mirë brenda profileve të tavanit
  • Mund të aplikohet edhe mbi zgjatuesin për CD dhe Multi bashkuesin
  • Për cdo pikë lidhje të profilit është e nevojshme vetëm 1 lidhëse kryq
  • Ofrohet e pa përthyer

Lidhësja kryq shërben për realizimin e lidhjes kryq të profileve CD 60/27.

1) Krahët mbajtës të lidhëses kryq përthyhen në kënd 90° me bazën.

2) Krahët rregulluese përthyhen nga jashtë.

3) Lidhësja kryq futet diagonalisht në profilin kryesor dhe krahët mbajtëse të njërës anë fiksohen në profilin mbajtës.

4) Shtypet nga poshtë tek baza dhe kështu fiksohen krahët mbajtës të anës tjetër.

5) Lidhësja kryq tashmë është e montuar, por profilet mund të zhvendosen pa problem. Pas rregullimit të profileve, krahët rregulluese përkulen dhe në këtë mënyrë lidhësja kryq fiksohet në konstruksion.