Produkte & Sherbime

Kati S

Grafiato silikat me gërvishtje

  • Maksimalisht 5% pjesë organike
  • E gatshme për tu përpunuar
  • Shume difuzuese
  • Për tone intensive ngjyrash
  • Shumë rezistentë ndaj kushteve atmosferike
  • Nuk mban papastërti
  • Rezistente ndaj ujit
  • Për jashtë
  • Toni I ngjyrës e bardhë (RAL 9010)
  • Tonet e ngjyrave sipas Knauf katalogut të ngjyrave ColorConcept

Për të krijuar strukturën me gërvishtje, përdoret një malle PVC ose një mallë inoksi. Nëpërmjet punës me një bërdaf (sfyngjer) krijohen struktura rustikale dhe të ashpra. Knauf Kati S është një suva përfundimtare e testuar për sistemet e fasadeve termoizoluese.

Si suva përfundimtare mbi

  • Te sistemi Knauf ËARM-ËAND
  • Suva gëlqere, gëlqere-çimento dhe çimento në ambjente të jashtme

Para përpunimit duhet të kontrollohet nëse toni i ngjyrës është ai i duhuri. Për Kati S të pigmentuar me ngjyrë duhet të punohet vetëm material me numer sharzhe të njëjtë (në rast të porosie ekstra duhet të vendoset në porosi numri i komisionit të ngarkesës së fundit). Kati S përzihet mire, por nuk duhet të përdoren vegla pune prej alumini, pasi mund të rrezikohet ndryshimi i ngjyrës. Në rast se është e nevojshme për të rregulluar konsistencën, hidhet pak ujë gjatë përzierjes

Kati S tërhiqet me një mallë inoksi në të gjithë sipërfaqen dhe menjëherë pas kësaj pa ndërprerje fillon dhe të strukturohet me mallë të fortë plastike në formë rrethore. Lloji i veglës së punës ndikon në ashpërsinë e sipërfaqes. Kati S në rast se është e nevojshme mund të lyhet me Menerol..