Produkte & Sherbime

Grundol

Tiefengrund i përforcuar me siloxanë E.L.F.

  • Për brenda dhe jashtë
  • E gatshme për tu përdorur
  • Aftësi të lartë depërtuese
  • Difuzuese
  • Përforcon sipërfaqen
  • Lidh pluhurin
  • Rregulluese e aftësisë thithëse
  • Pa tretësira dhe zbutës, pa emisione të gazrave
  • Hidrofobe
  • Përpunohet me makineri ose dorë

Grundol përdoret në ambjente të jashtme dhe të brendshme, mbi suva gipsi, gips-gëlqere, gëlqere, gëlqere-çimento, pllaka gipsi dhe fibër-gipsi, shtresave për dysheme prej pllakave çimentato (p.sh. AQUAPANEL® Cement Board Floor) dhe pllakave të gipsit dhe fibër-gipsi (p.sh. Brio).

Grundol lidh shtresat pak të thërmuara, por shumë ngjitëse dhe mbajtëse dhe ndikon si një mbrojtëse nga lagështia (avull-stopuese) tek pllakat e gipsit.

Grundol njëson aftësinë thithëse e materialeve me aftësi të ndryshme thithëse. Fortëson sipërfaqet dhe/ose lidh pluhurin mbi sipërfaqen e punueshme para përpunimit me:

  • Shtresa Bojë
  • Shtrim pllakash qeramike

Tapete dhe letra murale

Përmbajtja e kovës përzihet para fillimit të punës. Grundol vendoset i paholluar me furçë, rrul, penel ose makineri me spërkatje. Materiali I tepërt largohet, në mënyrë që të mos krijohen vende me shkëlqim apo pellgje. Sipërfaqet shumë thithëse dhe poroze mund të fortësojnë ndikimin e tyre dhe të rrisin aftësinë depërtuese në rast se përdoren dy shtresa Gundol „e lagët mbi të lagët”. Pajisjet pastrohen me ujë mejëherë pas përfundimit të punës. Papastërtitë si rezultat i përdorimit të Grundol (spërkatësi ose të ngjashme) mundësisht të pastrohen menjëheë kur materiali është në gjendje akoma të freskët me ujë të ngrohtë. Materiali i fortësuar mund të pastrohen pasi është njomur me leckë të lagur. Proçeset vijuese të punës fillojnë, vetëm kur sipërfaqja e lyer me Grunol është tharë dhe nuk ngjit (minimalisht 12 orë në temperaturë 20 20 °C dhe 65% lagështi relative ajri). Për temperaturë më të ulët ose lagështi ajri më të madhe, koha e tharjes mund të jetë më e madhe..