Produkte & Sherbime

Goldband

Suva gipsi për lëmim

  • B4/20/2 sipas DIN EN 13279-1
  • Veçanërisht I lehtë dhe produktiv
  • Sipërfaqe e strukturuar ose e lëmuar
  • Realizon një klimë te rehatshme dhe të shëndetshme
  • Rregullon lagështirën dhe lejon difuzionin
  • Ndikon në teknikën e mbrojtjes nga zjarri
  • Rezistente nga gërvishtjet
  • Trashësi shtrese suvaje deri 50 mm
  • Përpunimi me dorë

Knauf Goldband përdoret për të krijuar sipërfaqe të lëmuar, strukturale në muret e ambjentet e brendshme. Goldband është suva një-shtresore për të gjitha llojet e tullave dhe suvave mbajtëse

.

  • Përdoret në të gjitha ambjentet „nga çatia deri në bodrum“ me lagështi të zakonshme ajri përfshirë kuzhinat dhe banjot me përdorim të zakonshëm (p.sh. tualetet në shkolla dhe banjot në hotele, spitale, azile dhe shtëpi kujdesi për të moshuar)
  • Për krijimin e sipërfaqeve me kualitet sipas nivelit  K1-K4 e patinuar dhe K1-K3 vetëm në rast se suvaja tërhiqet, K4 e patinuar duke u përdorur së bashku me stukot Knauf Multi-Finish ose Readygips
  • Si sipërfaqe për tu përpunuar më tej me bojë ose letra murale
  • Si sipërfaqe për tu veshur me pllaka
  • Si sipërfaqe për të aplikuar suva dekorative

Për krijimin e sipërfaqeve të lëmuara, materiali i hedhur me dorë shpërndahet me një mastar-H në të gjitha dretimet, vertikalisht dhe horizontalisht (trashësia mesatare e suvasë 10 mm, trashësia minimale e suvasë 8 mm). Pasi fillon ngurtësimi tërhiqet më një mastar trapezial dhe drejtohen këndet.

Sipas nevojës mund të punohet më tej edhe nje herë me mallë. Sipërfaqja e suvatuar laget lehtë duke krijuar mbi sipërfaqe një masë kremoze e cila përdoret për të filzuar sipërfaqen dhe mbushur disnivelet. Pasi suvaja lidhet lehtë, sipërfaqja e suvatuar fillon lëmimin me mallë.