Produkte & Sherbime

Bashkues-Nonius

Për zgjatimin e varjeve-Nonius

  • Fiksim i sigurtë i konstruksionit
  • Mundëson varje të konstruksionit në lartësi të mëdha nga soleta
  • Për pesha të varura deri në 0,4 kN
  • Falë vrimave në gjithë gjatësinë e shtangës, mundësohet rregullimi i gjatësisë në çdo kohë
  • E përshtatshme për plotësimin e kërkesave të mbrojtjes nga zjarri

Pë fiksimin e konstruksionit të tavaneve të varura me Sistemin-Nonius, për plotësimin e kërkesave për varjen e konstruksionit në lartësi të madhe nga soleta.

 

  • Me bashkuesin-Nonius, pjesa e sipërme e varëses Nonius mund të bashkohen dhe kështu edhe të zgjaten.

1) Pjesa e sipërme e varëses-Nonius fiksohet në soletën e tavanit me fiksues të përshtatshëm.

2) Profili varës-Nonius shkurtohet në gjatësinë e dëshiruar.

3) Profili varës-Nonius fiksohet me Bashkuesin-Nonius nëpërmjet 2 Siguresa-Nonius ose 4 Kapëse-Nonius

4) Pjesa e poshtëme e varëses-Nonius ose Varësja-Nonius bashkohen me profilin varës Nonius me 2 Siguresa Nonius ose 4 Kapëse Nonius.