Produkte & Sherbime

Bashkues gjatësor për profil CD

  • Brinjë sepciale për rrëshqitjen e thjeshtë të bashkuesit në profil
  • Kënde të rrumbullakosura për tu përshtatur sa më mirë në profil
  • Krahë fleksibël për të rrëshqitur sa më mirë në profil
  • Bazament eksta e sheshtë për lidhjet kryq
  • Nuk pengon lidhësen kryq

Bashkuesi gjatësor për CD 60/27 me shtresë kundër korrozionit bashkon profilet CD 60/27 me njëra tjetrën dhe shërben për stabilitetin e konstruksionit metalik të tavaneve të varura.

1) Bashkim i thjeshtë gjatësor: Bashkuesi gjatësor për CD rrëshqitet në profilin e parë CD deri sa të ndalet (me pak nuk lejohet). Më pas futet profili i dytë CD deri aty ku ndalet.

2) Zgjatimi i profileve: Shtypet mbajtësi i distancës në pjesën e poshtme të bashkuesit dhe bashkuesi rrëshqitet brenda në profilin CD. Copa e profilit që do ti shtohet profilit të parë mbahet përballë, me një gisht preket fundi i profilit dhe bashkuesi gjatësor për CD fillon të rrëshqasë përmes krahëve speciale fleksibël në pjesën e profilit që kërkohet të zgjatet.