Atonol
Astar izolues për bojë
- Për brenda dhe jashtë
- E gatshme për tu përdorur
- Izoluese kundër agjentëve zverdhues
- Realizon sipërfaqe dhe ngjitëse
- I pigmentuar me ngjyrë të bardhë
- Përpunimi me makineri ose me dorë
- Pa tretësira
- Pa erë
- Rezistent ndaj alkaninave
- Rregulluese e aftësisë thithëse
Atonol është një solucion paratrajtues izolues i gatshëm për përdorim në ambjente të brendshme dhe të jashtme mbi shtresa boje dispersioni mbajtëse, sipërfaqeve minerale dhe pllaka gipsi dhe fibër-gipsi tek të cilat pritet të ketë ndryshim të ngjyrës për shkak të komponentëve të tretshme.
Atonol mund të vendoset si solucion paratrajtues para aplikimit të:
- Shtresave të bojrave (p. sh. Boje e bardhë Diamant E.L.F)
- Suva me spërkatje Hybrid (p.sh. Suva me spërkatje Diamant)
Përmbajtja e kovës përzihet mirë para fillimit të punës. Anatol vendoset i pa holluar në të gjithë sipërfaqen në mënyrë të njëtrajtshme me dorë me rrul/furçë ose me makineri me një pompë të përshtatshme PFT p.sh. SWING. Pas spërkatjes me pompë, solucioni përhapet me furcë/rrul. Të mënjanohet krijimi i vijave gjatë lyerjes. Vetëm në rast se përpunimi do të kryhet me makineri, për të arritur konsistencën e sprucimit, lejohet një hollimi I solucionit nëpërmjet shtimit të një sasie të vogël uji (maksimalisht 0,75 l ujë në 12,5 l Atonol). Në rast të ndryshimit të ngjyrës për shkak ligin, rezinës fenolike, është e nevojshme vendosja e atonolit në dy duar. Ndërmjet dy dyrve të lyerjes me Atonol dhe përpara aplikimit të proçesit vijues duhet të pritet 12 ore për tharjen e solucionit. Pajisjet pastrohen me ujë mejëherë pas përfundimit të punës. Papastërtitë si rezultat i përdorimit të Atonol (spërkatësi ose të ngjashme) mundësisht të pastrohen menjëheë kur materiali është në gjendje akoma të freskët me ujë të ngrohtë. Materiali i fortësuar mund të pastrohen pasi është njomur me leckë të lagur.