Addi S
Grafiato më gërvishtje me silikon për fasadë
- E gatshme për tu përpunuar
- Shume difuzuese
- Për tone intensive ngjyrash
- Shumë rezistentë ndaj kushteve atmosferike
- Nuk mban papastërti
- Rezistente ndaj ujit
- Për jashtë
- Toni I ngjyrës e bardhë (RAL 9010)
- Tonet e ngjyrave sipas Knauf katalogut të ngjyrave ColorConcept
Knauf Addi R është një suva finale dekorative për sistemet e fasadave termoizoluese.
- Shtresë përfundimtare mbi suva minerale që i takojnë grupit të llaçrave P II dhe P III
- Shtresë përfundimtare mbi masat armuese
Para përpunimit duhet të kontrollohet nëse toni i ngjyrës është ai i duhuri. Për Conni S të pigmentuar me ngjyrë duhet të punohet vetëm material me numer sharzhe të njëjtë (në rast të porosie ekstra duhet të vendoset në porosi numri i komisionit të ngarkesës së fundit). Addi përzihet para shtrimit mbi sipërfaqe me përzier elektrik. Rregullohet konsistenca e materialit, në rast se është e nevojshme hidhet pak ujë gjatë përzierjes.
Conni shtrihet me një mallë inoxi në të gjithë sipërfaqen. Addi S (me strukturë gërvishtje) strukturohet me një mallë plastike në formë rrethore menjëherë, pa ndërprerje pasi është vendosur në sipërfaqe. Lloji I veglës së punës përcakton ashpërsinë e sipërfaqes, prandaj duhet të punohet gjithnjë me të njëjtën mallë strukturuese. Addi mund të lyeht sipas nevojës me Autol ose Fassadol. Addi mund të përpunohet edhe me makineri me spërkatje.